Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë afatin për zgjedhjen e Presidentit dhe të japë interpretim për mungesën e deputetëve opozitarë në sallë.
Vetëvendosje ka njoftuar edhe Presidenten Vjosa Osmani për të parandaluar çdo veprim të saj për të shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Facebook, dha lajmin, shkruan A2.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, lexohet në postimin e Haxhiut.
- “Berisha më mbajti me gajret”, Edmond Spaho tregon përplasjet me Nokën: Për pak sa nuk u përplasëm fizikisht, është harbut, më zëvendësoi vetëm se… - 18/07/2026
- Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve - 18/07/2026
- “BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë - 18/07/2026