Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë prezantimit të ndryshimeve për projektligjin “E drejta e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit” , që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit, u shpreh se PD është pro hapjes së plotë.
Alibeaj theksoi gjatë fjalës në Komisionin e Ligjeve se kjo nismë nuk do të çonte në hakmarrje mes qytetarëve shqiptarë, përkundrazi do të largojë psikozën e shantazhit që vazhdon ende të ekzistojë.
“Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur a treguar se nuk janë hakmarrës. Nuk kanë urrejtje, kanë vetëm një kërkesë; të drejtën për të njohur të vërtetën se çfarë ka ndodhur. Është detyrimi ynë që si ligjvënës që të ndërtojmë mekanizma ligjorë të nevojshme, për atë që ne përfaqësojmë.
Duke i hapur rrugë deklasifikimit të plotë të gjithë dokumenteve e të ish sigurimit të shtetit. Diskutimi për deklasifikimin, apo hapja e dosjeve ka qenë i pranishëm gjatë këtyre viteve në tryeza të ndryshme. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshirë të fundit në vitin 2015 për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit.
Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qenë o një diskutim i parakohshëm, që mund të shtynte shqiptarët drejt hakmarrjes. Ky skepticizëm ka rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje. Një gjë ka ngelur, interesi për të ditur të vërtetën. Ka ngelur edhe psikoza e shantazhit. Shoqëria shqiptare e këtyre 30 viteve ka ngelur në gjurmët e koshiencës që ishte një situatë jo e mirë ajo se çfarë ka ndodhur përgjatë periudhës së sistemit komunist. Në emër të grupit parlamentar të PD paraqesim këto amendamente që çdo qytetari t’i jepet e drejta për të njohur historinë e regjimit komunist”, deklaroi Alibeaj.
Komisioni i Ligjeve ka nisur sot diskutimin e dy nismave të deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.
PD përmes Enkelejd Alibeajt ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.
- Letra për Linda Ramën, Kombet e Bashkuara i përgjigjen PD-së: Rekrutimi, sipas rregullave dhe konkurrimit të hapur - 06/11/2024
- Zelensky përgëzon Trumpin për fitoren: Vlerësoj angazhimin e Presidentit ndaj qasjes ‘paqe përmes forcës’ - 06/11/2024
- Do ta urojë apo jo Donald Trump? Kremlini zbulon planet e Putin - 06/11/2024