Të mërkurën, u hap në Wuzhen të provincës Zhejiang të Kinës Samiti i Wuzhen-it i Konferencës Botërore të Internetit për vitin 2022. Ky samit është mbledhja e parë vjetore pas formimit të organizatës ndërkombëtare Konferenca Botërore e Internetit. Mbi 2 000 përfaqësues nga më shumë se 120 vende e rajone marrin pjesë në këtë samit me prani fizike ose nëpërmjet internetit.
Tema e këtij samiti është “Drejt një të ardhmeje të përbashkët digjitale në një botë të ndërlidhur – Ndërtimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike”. Ky samit fokusohet në katër fusha: bashkëpunimi dhe zhvillimi, teknologjia dhe industria, kultura dhe shoqëria, administrimi dhe siguria. Tema diskutimi të samitit janë çështjet në fokus lidhur me hapësirën kibernetike globale, duke pasqyruar mendimet e mbarë këtij sektori për perspektivat e zhvillimit të internetit dhe duke paraqitur projektet, urtësinë dhe përgjegjësinë e Kinës për nxitjen e zhvillimit të internetit
Ky është samiti i parë i Konferencës Botërore të Internetit, që u themelua në korrikun e sivjetshëm
Konferencën e përshëndeti edhe Presidenti Xi Jinping.
- Bordi i Paqes, “ Strategjia e Trump, biznesi”/ Leka: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri - 22/02/2026
- Dorëzohet Milani pas 24 javësh, Parma i bën surprizën e hidhur kuqezinjëve duke i mundur në “San Siro” - 22/02/2026
- Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë - 22/02/2026