Lewis Hamilton i ka thёnё trupit drejtues tё Formula 1 se Red Bull nuk mund tё shpёtojë nga prishja e marrёveshjes financiare me vetёm njё shtrёngim duarsh.
Gara e cila do tё mbahet kёtё fundjavё‚ ka qenё e dominuar me mendimet se me çfarё sanksionesh do tё pёrballet Red Bull pasi tejkaloi buxhetin e vitit tё kaluar.
Edhe pse FIA nuk ka treguar ende detaje sesa ka qenё shuma e tejkaluar nga Red Bull kur ata çuan drejt fitores Verstappen kundёr Hamilton nё vitin 2021‚ megjithatё besohet qё ka qenё 1‚8 milionë paund.
Ndёshkimet qё FIA ka ndaj shkeljeve variojnё nga kritikat‚ gjobat dhe deri tek uljet e pikёve tё pilotëve.
Kjo e fundit do tё kishte ndikim nё rezultatin e sezonit tё kaluar.
Hamitonit iu mohua kampionati botёror pёr tё tetёn herё pas triumfit tё Verstappen.
Megjithatё‚ nuk pritet qё ky vendim tё rishikohet.
Gjatё zhvillimit tё garёs nё Austin‚ Hamilton u shpreh se ”besoj se sporti ka lidhje me kёtё, sepse nёse FIA ёshtё e relaksuar me kёto rregulla‚ atёherё tё gjitha skuadrat do ta tejkalojnё buxhetin”.
Hamilton shtoi se ”unё vёrtet dua tё besoj se presidenti i FIA dhe skuadra e tij do tё marrin vendimin e duhur” dhe se ”jam i fokusuar nё fitimin e njё tjetёr kampionati botёror”