16.5 C
Tirana
13 / 10 / 2025

Hamasi liron 7 pengjet e para, Trump drejt Lindjes së Mesme

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, Hamasi nisi lirimin e pengjeve izraelite, në zbatimi të planit të paqes të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas mediave izraelite, 7 pengjet u lanë të lirë në 3 pika të ndryshme të Gazës dhe iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq.

Autoritetet konfirmojnë se 7 pengjet e liruara janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe brenda pak orësh do të takohen me familjarët e tyre.

Ndërkohë që Hamasi është në pritje që Izraelit të hapë dyert e burgjeve për të liruar më shumë se 2000 palestinezë të ndaluar që nga nisja e luftës, por edhe më herët.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Tel Aviv për të pritur të liruarit nga Hamasi, ku u shfaq dhe një parrullë gjigande ku falënderohej presidenti i SHBA, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të mbërrijë nga momenti në moment në Izrael, ku sipas disa mediave do të takohet me disa nga pengjet e liruara, por edhe do të flaës në parlamentin izraelit.

Më pas, Trump do të udhëtojë drejt Egjiptit, për të marrë pjesë në një samit në Sharm El Sheik.

Nisje e zbatimit të marrëveshjes e përshëndeti dhe presidenti izraelit Herzog, i cili e cilësoi ditën e sotme si historike.

Hamasi nga ana e tij deklaroi edhe njëherë angazhimin e tij për të zbatuar marrëveshjen e arritur dhe pret që Izraeli të mbajë të njëjtin qëndrim

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x