13.5 C
Tirana
24 / 02 / 2024

“Hakmarrja” e Abazoviç: Do votojmë shkarkimin e Gjukanoviçit, peng i tij për 30 vjet!

Ishte tërheqja e mbështetjes së forcës politike të presidentit Milo Gjukanovic ajo që solli rënien e qeverisë së Dritan Abazovicit në Malin e Zi pas nënshkrimit të marrëveshjes polemizuese më Kishën Serbe atje.

Tani, kryeministri shqiptar në largim duket po kërkon shpagim. Abazovic i tha Zërit të Amerikës , pas fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se duhet votuar iniciativa për shkarkimin e kreut të shtetit. “Kësisoj, përcillet një mesazh shumë i rëndësishëm politik, nëse mund të funksionalizohet për shkak të kësaj lloj Gjykate Kushtetuese, kjo tani është një pyetje e diskutueshme për avokatët, por ne përfundimisht kemi qenë peng i një njeriu për 30 vjet”, është shprehur ai i cituar nga RTCG.

I pyetur se përse nuk e përkrah iniciativën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit nëse dëshiron zgjedhje, Abazovic është përgjigjur se nuk mund ta lërë Gjukanovicin të drejtojë lojën. Sipas tij, kjo nismë nuk ka të bëjë fare me ceshtjen se kur do të mbahen zgjedhjet.

“Patjetër që duhet të kemi zgjedhje”, tha Abazovic, por shtoi se shumica do të vendosë se kur do të mbahen ato. Ai përsëriti se do të garantojë se Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e politikës së jashtme dhe se këtë ua ka përcjellë partnerëve ndërkombëtarë.

Shumica parlamentare e Malit të Zi i dorëzoi kryetares së Kuvendit, Danijela Gjurovic 41 firma në mbështetje të propozimit për inicimin e procedurës që përcakton nëse presidenti malazez ka shkelur Kushtetutën, cka u konsiderua praktikisht si iniciativë për shkarkimin e tij, pasi refuzoi propozimin e shumicës parlamentare që i mandatuari me krijimin e qeverisë së re të jetë Miodrag Lekic.

Pasi refuzoi propozimin për të mandatuar Lekicin, presidenti i dërgoi kryetares së Kuvendit edhe propozimin për shkurtimin e mandatit të parlamentit aktual, për t`i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

/tch

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x