9.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Hakerat iranianë, sulm kibernetik për Krishtlindje. Bllokohet faqja e Kuvendit

Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka hakuar ditën e sotme faqen online të Kuvendit të Shqipërisë.

Kanë qenë vetë hakerat që e kanë marrë përsipër sulmin, teksa thotë se faqja e Kuvendit është në duart e tyre.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në postimin e bërë nga grupi i hakerave “Drejtësi për Atdheun”.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë i sulmeve nga “Homeland Justice”.

Më parë ata kanë sulmuar edhe portalin e-albania, duke marrë në dorë të dhëna të rëndësishme të përdoruesve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x