17.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Greqia vendos datën e zgjedhjeve për garën e formimit të qeverisë së re

Greqia bëhet gati për të zgjedhur qeverinë e re, pasi do të mbajë zgjedhjet parlamentare. “Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi do të zhvillohen më 21 maj”, njoftoi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në hapje të një takimi të kabinetit. Mitsotakis tha se një raundi i dytë i zgjedhjeve, nëse do të jetë e nevojshme, do të zhvillohet në fillim të muajit korrik.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm, Makis Voridis dhe ministri i Financave, Theodoros Skylakakis do të paraqesin mekanizmat në lidhje me administratën publike. Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave. Gjithçka u anulua për javë të tëra deri pak minuta më parë, kur kryeministri grek deklaroi datën, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës.

Mitsotakis, në pushtet që nga viti 2019, është përballur me një valë zemërimi publik për keqfunksionimin e sistemit hekurudhor, që shkaktoi një tragjedi të rëndë, pas përplasjes së një treni mallrash me një tren pasagjerësh ku vdiqen 57 persona, mbrëmjen e 28 shkurtit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x