Avokat Spartak Ngjela, në një intervistë për ‘Breaking’ në Top News, komentoi deklaratën e kryeministrit të Greqisë për Shqipërinë.
“Ne jemi dy shtete fqinj, por të dënuar të jetojmë bashkë”, ishte deklarata e Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama.
Ngjela thotë se deklarata e tyre janë boshe dhe se në fakt ata janë pushtues sepse sipas tij, kanë marrë tokat shqiptare të Çamërisë. Ai tha se çështja e Çamërisë është orientim nga Amerika, dhe se Greqia e di këtë.
“Ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë me ta sepse na kanë marrë gjysmën e territorit. Janë pushtues të territorit tonë. Cameërinë e kanë marrë, janë tokat tona. Ka folur dhe Rama për Çamërinë, si nga mendja mendon se e ka Rama? Është orientim nga amerikanët, ndaj ju ngrit tensioni atyre dhe jo nga Rama. Po nuk kanë se çfarë thonë dhe thonë për Ramën. Deklarata e tyre janë kot për të trembur Ramën, sepse ka mbështetje. Himarën e duan sepse është qendra e Labërisë. Ku ka grekë atje? Grekë i bëri Saliu”, tha Ngjela.
Ndërkohë më tej tha se tensionet në Greqi janë ngritur pikërisht për çështjen e Çamërisë. Ai tha se Athina nuk e njeh Kosovën për shkak se ka lidhje seriale me Çamërinë, si dy territore që u sakrifikuan, sipas Ngjelës.
“Pse nuk e njeh Greqia Kosovën? Sepse ka koneksion serial Kosova me Çamërinë, dy krahina të sakrifikuara barabartë. Njëra doli, Kosova, tani kjo ka ngritur tension në Greqi. Çfarë do ndodhë nuk e di, por Rama flet për Çamërinë. Pse flet? Sepse është hera e dytë që e bën”, tha Ngjela.
- Burgu nuk është i mirë. - 18/11/2025
- Wesley Clark: Unë e di me saktësi se çfarë parashikon Milosheviçi. Por unë mund tu them me siguri se NATO do ta fitojë luftën/ Mesazhi i Gjeneralit për kosovarët dhe UÇK, Prill 1999 (AUDIO) - 18/11/2025
- “Je mësuar te shtëpia e fëmijës”, Xhelal Mziu fyen këshilltarin socialist, Muharremi braktis studion - 18/11/2025