Aktori Mehdi Malkaj, mori fjalën e tij në protestën e thirrur nga PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.
“Nuk bëhet gjë pa protestë, grekët e dogjët Athinën, serbët e shqyen qeverinë. Po ne, pse dele?! Ne s’kemi historik delesh. Duhet të merrni pjesë në votime dhe të votoni për këtë që quhet ndryshim, se vdiqëm”, u shpreh aktori.
Pas tij, fjalën e morën të rinjtë pjesëmarrës në tubim, të cilët u shprehën “nuk është TikTok-u problemi në vend” dhe se nuk duhet të censurohet fjala e lirë.
Protesta nisi në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 21:00.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “A dini të drejtoni helikopterin?”, Erdogan ia beson Marta Kos udhëtimin me trenin e ri drejt Evropës - 11/10/2026
- Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj - 11/10/2026
- Ambasadori i ri i SHBA shmangu takimin me Berishën, reagon kryebashkiaku socialist: Të la jetim LaCivita, të gllabëroi ato miliona dhe iku! - 11/10/2026