“Ai që do dënojë atë, do të përballet më të njëjtën gjë!”, me gjakftohtësi, është ky paralajmërimi që xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja, bën sot, 7 tetor, një ditë pas krimit të rëndë te Gjykata e Apelit Tiranë.
“Gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba!”, thotë Gjovalin Shkambi me tone të ashpra për Klan News, një kërcënim i hapur ky, pasi sipas tij “ka 13 vite që i shkojnë kryeministrit dhe gjithë qeverisë për atë pronë, që e kanë blerë”.
“Ai gjyqtar që do japë atë dënim, ka të njëjtin shpërblim. Provat i dhamë! Ose na çoni në burg”, deklaroi ai.
“Familjes së gjyqtarit i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami”, shtoi ai kur u pyet se a ka pendesë për atë aktin tragjik të nipit të tij, Elvis Shkambi.
“Ai gjykohet sikur u gjykua Astriti, mos u merrni me atë sport. E kemi blerë pronën me ligj e rregulla, jemi në borxh deri në fyt. Kush ta dënojë atë fat ka, qoftë edhe Donald Trump apo Papa! S’ka lojë me ne ma!”
Gjovalin Shkambi thotë se nuk i druhet hakmarrjes.
“Kush ta dënojë atë djalë, gjykohet me plumba në sallë të gjyqit prapë! Se më ka prerë në besë shteti, se ia kam blerë shtetit, s’ka gjyqtar që e dëno!”, kërcënon ai me tone të larta.
“I ha plumbat sikur Astriti!”, përfundon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit.
- Shqipëria, muze gjigand natyror/ “Liqenet akullnajore të Shqipërisë”, monografia botohet nga Akademia e Shkencave - 15/10/2025
- Gaza: pauzë apo paqe? - 14/10/2025
- Anglia “pret” biletën për në Botëror, Hungaria i mohon kualifikimin Portugalisë. Fitojnë edhe Spanja e Italia. Serbia vuan me Andorrën (Rezultatet) - 14/10/2025