Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.
Në një intervistë për A2 CNN, ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit.
“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”.
Serwer foli gjithashtu për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë një ide të keqe. Megjithatë, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria përfitojnë.
“Bordi i Paqes, nuk është diçka që unë jam entuziast me thënë të drejtën dhe mendoj se ishte një gabim që u autorizua edhe nga Këshilli i Sigurimit pa patur një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë përballë syrit të Europianëve dhe nuk jam optimist. Mendoj se kjo është në thelb një ide jo e mirë, por nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, tha ai.
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026