20.6 C
Tirana
15 / 06 / 2026

Gjykata rrëzoi padinë e “Mehmet Akif”, Lika: Vendimi do ankimohet

Këtë të premte, Gjykata Administrative ka rrëzoi padinë për kolegjin “Mehmet Akif”.

Ky institucion ishte kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin. Me vendimin e Gjykatës, heqja e licencës së kolegjit mbetet ende në fuqi.

Drejtori i çështjeve juridike të fondacionit “Gulistan”, Mirsad Lika në një prononcim për Euroneës Albania, thotë se do të ankimohet vendimi i Gjykatës Administrative, pas rrëzimit të padisë për kolegjin turk, “Mehmet Akif”.

Ai shtoi se nxënësit e kolegjit, po pajisen me dokumentacionin e nevojshëm, për t’u transferuar në institusione të tjera të arsimit parauniversitar.

“Besoj se tashmë dihet, do jetë apelimi, ankimi në Gjykatën e Apelit, ku do të kërkojmë përsëri pezullimin e aktit administrativ, si të pabazuar në ligj. Vendimi i gjykatës ishte shumë i prerë, thjesht me dy fjali, rrëzohet kërkesa dhe keni të drejtën e ankimimit brenda 5 ditëve. Përveç kësaj, ne nuk ka mbetur gjë tjetër.

Ne akoma nuk jemi njohur me arsyetimin e gjykatës mbi rrëzimin e kërkesë sonë, presim nga java tjetër të na vijë në dispozicion. Në këto kushte, jemi detyruar të pajisim çdo nxënës, me dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar në institucione të tjera të arsmit parauniversitar në Shqipëri”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x