7.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Gjykata e Posaçme liron Lefter Kokën për arsye shëndetësore, zbardhet vendimi

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht gjendet në paraburgim si person i përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe nën hetim për korrupsion gjatë detyrës së tij, mund t’i lërë mjediset e institucionit nëse i nevojitet, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Është ky vendimi i marrë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, pas kërkesave të shumta të Kokës, lidhur me trajtimin e tij mjekësor.

Vetë avokatët e ish-ministrit, kanë kërkuar prej kohësh një zbutje të masës së arrestit ndaj tij, lidhur me akuzat për inceneratorin e Fierit.

Mirëpo, Gjykata, nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa deri tani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x