Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka vendosur masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“.
Sipas këtij vendimi, Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“.
Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në stacion policor në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Raportohet gjithashtu se Radojçiçit i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtje se mund të arrestohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe detyrime, thonë mediat serbe.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026