Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha fitoi lirinë ditën e sotme.
SPAK ka njoftuar se pasi të njihet me vendimin e zbardhur të GJKKO, do të vijojë procedurën e ankimimit.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në reagimin e SPAK.
Ish-kryeministri i pandehur për korrupsion, u lirua ditën e sotme nga ‘arresti shtëpiak’ ku mbahej prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026
- Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë - 05/08/2026
- Dy shqiptarë të RMV, non grata/ Leka: Kush shan Shqipërinë, nuk duhet lejuar në vend. Qarqe të huaja duan destabilitet - 05/08/2026