Në orën 12:28 të kësaj të premteje avioni i pagëzuar si ‘Naimi’ do lërë pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas dhe me një fluturim direkt drejt Nishit, do dërgojë djemtë kuqezi për sfidën kundër Serbisë, e cila luhet të shtunën në orën 20:45.
Fluturimi me ‘Air Albania’ është charter dhe veç futbollistëve dhe stafit, në të janë edhe zyrtarët e federatës dhe gazetarët që shoqërojnë Kombëtaren. Mbërritja në Nish pritet të jetë në orën 13:02.
Sot në orën 16:30, Sylvinho dhe me gjasë kapiteni Gjimshiti (ose Hysaj, i vetmi që vijon të jetë në ekip që nga mbrëmja e Beogradit në vitin 2014), do dalin para mediave. Pas orës 17:30 ekipi do zbresë në fushën e stadiumit ‘Duboçica’ në Leskovac për të zhvilluar stërvitjen gjenerale.
Të shtunën më 11 tetor në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
- Leka: Servet Pëllumbi kishte nivelin më të lartë të kulturës politike/ Minxhozi: Ikja e tij, ‘mbyllja e një epoke’ - 08/05/2026
- Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit - 08/05/2026
- Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh - 08/05/2026