23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Gjithçka duhet të dini për pajisjet e reja të cilat Apple i lançoi një ditë më parë!

iPhone 14: iPhone 14 nuk është një kapërcim I madh nga paraardhësi I tij iPhone 13, në shumë aspekte përfshirë edhe çmimin prej 799$. Funksionon nëpërmjet çipit në sistem A15 si më parë, por ndryshimin këtë herë e shohim në GPU-në e cila zotëron 5 bërthama për performancë të përmirësuar nga modeli i shkuar. Kamera ka të njëjtat specifika si modeli I mëparshëm me një veçori të shtuar, sensor më I madh pë përmirësimin e fotografive me dritë të ulët.

iPhone 14 Plus: Mendojeni iPhone 14 Plus si një version më i madh i iPhone 14(ose si një version me i lirë por pa veçoritë e versionit Pro Max). Ka një ekran 6.7 inç dhe bateri më të madhe se versioni 6.1 inç i iPhone 14, përveç këtyre çdo gjë është njësoj.

iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max: Surpriza e këtij eventi të Apple është padyshim fakti se këto dy modele të reja nuk do të kenë rritjen e përfolur të çmimit prej 100$. Kjo është shumë e çuditshme për faktin se këto modele zotërojnë çipin A16 Bionik 4-nanometër, për performancë të jashtëzakonshme si edhe përmirësime të theksuara në kamerat, përfshirë kamerën kryesore 48 megapiksel. “Notch” I famshem praktikisht është “zhdukur” duke u zëvendësuar me risinë e rradhës e cila quhet “Dynamic Island” ose Ishulli Dinamik i cili ofron animime të shumëllojshme si edhe një mënyrë të re për të shfaqur njoftimet(notifications).

Apple Watch 8: Evolucioni është qëllimi I vërtetë I kësaj ore, me një çmim prej 399$. Ndryshime të mëdha përfshijnë sensor të ri të temperaturës, I ndëerlidhur me një sistem I cili është dizenjuar për të ndihmuar femrat të cilat janë në periudha ri-prodhimi, sistem i ri I “Low Power Mode” I cili dyfishon jetë gjatësinë e Apple Watch.

Apple Watch SE (2022): Apple duket se po ndjek të njëjtën rrugë si me modelin iPhone SE edhe për Apple Ëatch. Ky model zotëron sistemin e ri të “Low Power Mode” si edhe “Crash Detection” një veçori e re e cila gjëndet edhe tek seria e 8 e Apple Watch. Çmimi filestar bie në 250$.

Apple Watch Ultra: Nëpër forume të ndryshme nga entuziastë të Apple përflitej për një emër ndryshe nga Ultra. Por veçoritë e tjera janë po ato. Kasa e orës është 49mm dhe bateria dyfish më e madhe se modelet e tjera të orave Apple. Gjithashtu është inkorporuar sistem i ri dhe i përmirësuar GPS. Çmimi fillestar fillon nga 799$ ndryshe nga parashikimet ku mendohej se do të ishte një çmim prej 999$.

AirPods Pro 2: Kufjet e reja Pro kanë një çip H2 së bashku me veçori si: Noise Cancellation, amplifikues sipas dëshirës për muzikë të përmirësuar. Me kamerën përpara do të mund të krijoni profilin tuaj sipas dëshirës me Spatial Audio, ndërkohë që veçori të tjera janë përmirësuar. Bateria kësaj here mban deri në 6 orë pa ndalim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x