30.5 C
Tirana
31 / 07 / 2025

GJIMNASTET SHQIPTARE NDEROHEN NË LISBONË

Nga Elton Therçaj

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Z. Leonard Lulaj, optimist për të tjera vlerësime ndërkombëtare në vazhdim

Në një garë të fortë të zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, ku merrnin pjesë skuadrat përfaqësuese tëgjimnastikës nga federatat e të gjithë botës, ekipi kombëtar i gjimnastikës i Shqipërisë shpalosi vlera të spikatura dhe performancë mbresëlënëse, duke u renditur në vendin e tretë si dhe duke fituar një medalje bronxi.

Vlerësimi për gjimastet shqiptare merr një vlerë tëveçantë përballë ekipeve të tjera prestigjoze garuese nga e gjithë bota me përvojë tejet të gjatë nëgjimnastikë. Njëkohësisht, kjo arritje është edhe krenari pasi flamuri ynë kombëtar u valëvit mes garuesve fitues.

Duke marrë parasysh moshën e re të sportisteve pjesëmarrëse, optimizmi është i natyrshëm dhe legjitim sepse në rrugëtimin e tyre ato tashmë synojnë arritje të reja dhe renditje në nivele më të larta.

Ky ishte edicioni i 5-të i “World Gym for Life Challenge” ku skuadra kombëtare e Shqipërisë u përfaqësua nga gjimnastet Merili Islami, Mishela Bitanji, Maria Zefi, Sara Moleci, Nil Elbasani, Nadia Daci, Enesa Sulaj, Chloe Qenanaj, Ilenia Sevdari, Silja Muhameti, Megi Papadhami, Iris Kadiu, Leandra Çela dhe Melisa Agolli, si dhe delegacioni shqiptar i udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Zj. Eliriana Karaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Z. Leonard Lulaj, shprehet optimist në vijim të punës serioze përgatitore dhe masivizimit të sportit të gjimnastikës në dobi të rritjes së treguesve cilesorë për të konkurruar në nivel ndërkombëtar.

Ky rezultat është jo vetëm vlerësim i përpjekjeve dhe përkushtimit e punës së gjimansteve të reja dhe vetë Federatës, por edhe një motivim për arritje të mëtejshme dhe ambicie konkrete për rezultate më të larta.

Përkushtimi i vazhdueshëm i Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Z. Lulaj, si dhe entuziazmi i gjimnasteve të reja, jo vetëm që u kurorëzuan me sukses, por janë edhe nxitje e burim frymëzimi për të rinjtë që dëshirojnë të përfshihen në rrugën e bukur të sportit.

Artikujt më të kërkuar

8
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x