7.5 C
Tirana
30 / 10 / 2025

Gazetari thirrje kryeministrit/ Lufto korrupsionin, mos i ler paratë e mia në sirtare mbathjesh e tuba sobash

Në një status në Facebook gazetari Artan Kristo i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të merret me problemet themelore që vendi ynë ka dhe jo me projekte të cilat mund të presin.

Ja çfarë shkruan zoti Kristo në reagimin e tij:

“Thirrje kryeministrit tim

I nderuar Zoti Edi Rama. Po të bëj një thirrje jo si gazetar dhe ekonomist, po si një taksapagues i këtij vendi me të drejtën që më jep ajo 15 për qind që ju më merrni në burim për çdo të ardhur dhe 20 për qind që më merrni me TVSH si dhe më shumë taksa e akciza. Po të shkruaj se më vret në shpirt fakti që paratë e mia gjenden në sirtare mbathjesh firmato të punonjësëve të tua dhe nëpër tuba sobash e poshtë dysheqeve që qelbin ere imoralitet.

Të lutem, leri lojnat me video e me shkarravina për punët që po bën në krye të qeverisë. Hallet e Shqiperisë tani nuk janë as stadiumet e as amnistia fiskale. Halli i vetëm i këtij vendi është korrupsioni që po na gërryen.

Të lutem lër çdo gjë dhe merru vetëm me të. Dil para shqiptareve dhe thuaj të vërtetën, tregoja sëmundjen, udhehiqi në këtë luftë dhe do t’i kesh mbrapa pa qenë nevoja për ERTV, video dhe marifete reklame. Dil se do mbetesh në histori. Nuk është e vështirë ta besh, mjafton të duash. Mendoj që aftësi ke. Veç kësaj vetëm dy milionë e gjysmë kemi mbetur. Jemi shumë kollaj për tu qeverisur. Nëse nuk e bën dot, ik se nuk kemi nevojë për asgjë tjetër nga ty. Ik edhe nëse e ben dot, por nuk të lënë. Lerja vendin dikujt që e ben këtë. Çdo njeri që i dhemb atdheu, që ka pak kulturë dhe shkollë e ben shumë kollaj këtë gjë. Le të mbetet ai ose ajo në histori.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x