18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Garoi në ‘Primaret’ e Berishës, kalon me Alibeajn! Mjeku i njohur, kandidat për Bashkinë e Korçës

Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primarëve’ të Sali Berishës, ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit.

Gjata është vetëofruar që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar. Gjata u fut në garën e Primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte.

Ai siguroi vetëm 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese, mori 628 vota. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013.

Partia Socialiste ende nuk ka konfirmuar nëse do të rikandidojë Sotiraq Filon për Korçën apo do të zgjedhë një emër tjetër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x