15.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Gara për Këshillin në Shkodër, PS kryeson me 18 mandate, Tom Doshi kokë më kokë me Berishën e Metën

Teksa procesi i numërimit të votave për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë ka përfunduar, në Shkodër ka nisur edhe numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Deri më tani në Shkodër, janë numëruar 145 kuti nga 247 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 18 mandate, e ndjekur nga BF me 13 mandate dhe PSD me 12.

Sakaq, mandate kanë siguruar edhe Partia Demokratike me 5, Partia Republikane me 1, Aleanca Liberale e Djathtë 1, PLL 1 si dhe FRD 1.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x