Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kryesia e Kuvendit, në një prononcim për gazetarët, foli për kandidaturat e Avokatit të Popullit.
Balla u shpreh se mazhoranca do të shohë me kujdes kandidaturat dhe se do të mbështesë një prej tyre.
“Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës. Janë disa kandidatura, që janë mbështetur nga opozita. Ne do shohim kandidaturat që janë propozuar nga opozita dhe do të komunikojmë, se cilën kandidaturë do ta mbështesim. Ne do të shprehemi për kandidaturat, kur të mbyllet afati. Nuk i kam parë ende të gjitha kandidaturat. Pasi Komisioni për Çështjen Ligjore, të shohë kandidaturat, të shikojë nëse plotëson kushtet dhe do komunikojmë. Kriteret i ka përcaktuar ligji dhe Kushtetuta. Vota e PS-së do të jepet, pasi të shikohet lista. Unë dua që Kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli, të propozuar nga opozita dhe të mbështetur nga mazhoranca”, tha Balla.
Më tej, Balla shtoi se në parlament do të votohen 500 ligje, që vlejnë për përafrim me legjislacionin e BE-së.
“Mbi 500 ligje do të miratohen në parlament. Këto ligje janë në përputhje me ligjet e BE-së. Këto ligje do të bëhen, që të plotësohen vende vakante në drejtësi apo për rregullime në fusha të tjera. Kuvendi i Shqipërisë është i vetmi organ, që mund të miratojë ligje në Republikë. Përmbushja e detyrave të shtëpisë të Shqipërisë për integrimin në BE është që të përafrojë legjislacionin e saj me Bashkimin Europian. Duhet të bëjmë thjesht detyrat e shtëpisë. Ne duam që këto detyra t’i bëjmë bashkë me opozitën. PS e mbështet drejtësinë, por kush punon dhe gabon”, deklaroi Balla.
- “Askush nuk beson më në fitore”, politologia ruse: Si mund të ndikojë përçarja e elitës te Putin - 02/12/2025
- Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot - 02/12/2025
- Gara për Avokatin e Popullit, Balla: Do votojmë atë kandidat që ka marrë firmat e opozitës - 02/12/2025