6.5 C
Tirana
01 / 12 / 2025

“Fun Run Tirana”, shpallen fituesit sipas kategorive

Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit.

Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.

Për fituesit e tre vendeve të para u dha edhe një shpërblim simbolik.

Kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të përgatiten për të garuar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës.

Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x