I mbiquajtur “Provence e Vogël” e Italisë, Sancto Lucio de Coumboscuro është një fshat i izoluar në pothuajse çdo kuptim.
I ndodhur pranë kufirit midis rajonit të Piemontes të Italisë dhe Francës, vizitorët duhet të fluturojnë për në Torino dhe të marrin një tren dhe më pas një autobus, për të shkuar në fshat, shkruan CNN.
Ata që udhëtojnë drejt këtij fshati, do të pyesnin nëse janë në vendin e duhur, veçanërisht kur vendasit u thonë mirëupafshim me “arveire” dhe jo me “arrivederci”.
Gjuha zyrtare e Coumboscuro është provansale, një dialekt i lashtë mesjetar neolatine i oksitanishtes, gjuha e folur në të gjithë rajonin Occitania të Francës.
Vetëm rreth 30 e më shumë njerëz jetojnë në fshat dhe jeta nuk është aspak e lehtë për vendasit. Coumboscuro përbëhet kryesisht nga familje barinjsh, të cilët shpesh i gjejnë kopetë e tyre nën sulmin e ujqërve që enden këtu.
Energjia elektrike shpesh mungon për javë të tëra gjatë dimrit, ndërsa lidhja me internet këtu është minimale.
Por livadhet e qeta malore të fshatit dhe fushat e ndezura të livandës ngjyrë vjollce janë ideale për vizitorët që kërkojnë një vendstrehim pa priza, siç janë pamjet befasuese nga majat e tij alpine, të cilat shtrihen në Cote d’Azur.
