Gjykatat franceze kanë përshpejtuar procedurat gjyqësore ndaj personave të arrestuar gjatë trazirave në vend, duke dhënë dënime me burg për vepra që përfshijnë vjedhje, plaçkitje, dëmtim të pronës dhe akte dhune ndaj efektiveve te policise
Sipas ministrit francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, 217 persona janë dërguar në burg, ndërsa më shumë se 1,000 persona janë paraqitur para gjykatave. Në total, autoritetet kanë ndaluar rreth 2,700 persona që nga fillimi i trazirave te dhunshme Në Lion, 17 persona u dënuan për vepra të lidhura me trazirat nga 4 deri ne 7 muaj burg. Ne paris dy persona të dënuar për vjedhje morën përkatësisht 10 dhe 6 muaj burg.
Një person mori 10 muaj burg me kusht për një çështje që përfshinte hedhjen e sendeve ndaj policise Një i ri u dënua me 8 muaj burg, pasi gjate protestave mbante nje dorezë metalike dhe një thikë e paligjshme.
Ndërkohë, Franca u përball me një tjetër ditë protestash massive te shtunen e 24 tetorit. Demonstratat nisën kryesisht në mënyrë paqësore, por gjatë pasdites dhe mbrëmjes u regjistruan përplasje në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera.
Në rrugët e Francës këtë të shtunë ishin mobilzuar mbi 70 mijë efektivë policie dhe forca Ushtarake me qëllim për të ndalur përsëritjen e skenave të dhunës dhe vandalizmit të javës së kaluar. Demonstratat u mbajten ne mbi 100 qytete te ndryshme ndersa Ministria e Brendshme tha se pati mbi 4100 mije protestues ndersa Sindikatat pretenduan per nje pjesemarrje prej 800 mije protestuesish.
Ne proteste kete te shtune u shfaq edhe Kanditati I te Majtes Eksteme Jean Luc Melenchon I cili u shpreh se ka nje reagim masiv qe tregon discipline kolektive dhe vetekontroll. Melenchon beri thirrje per doreheqje te Macron duke thene se ai nuk duhet ti hedh benzine zjarrit duke nxitur njerezit kunder njeri tjetrit.
Protest e kesaj te shtune erdhi pasi Macron u shpreh se E majta Ekstreme kerkon te rrezoje Republiken, por pertej fjales politike te tij nje Investigim I thelluar i medias Fox News tregoi shume me teper. Sipas medias Amerikane, ne mesin e 287 organizatave qe ishin mobilizuar ne protestat e kesaj te shtune ne France 50 prej tyre ishin grupime te Antifa-s, pjesa tjeter perfshin kampet e te djaththes dhe te majtes ekstreme dhe vetem 27 prej tyre ishin sindikata dhe organizata studentore , duke sjelle keshtu sipas asaj qe shkroi Fox News nje kamuflim te dhunes nen pretendimin se protestat dhe vala e zemerimit masiv qe ka sjell kaos dhe dhune vjen nga pakenaqesia e studenteve.
Protestat e kesaj te shtune erdhen vijne pas nje fundjave te ashper trazirash javen e shkuar, ku disa qytete franceze u përfshinë nga përplasjet, grabitjet dhe dëmtimet e pronës publike e private. Sipas shifrave të raportuara, rreth 2,600 persona u arrestuan në lidhje me incidentet, ndërsa mijëra biznese u dëmtuan ose u plaçkitën.
- Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit - 25/10/2026
- Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata - 25/10/2026
- “Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme - 25/10/2026