Pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Operatori i Radios Evropa e Lirë, ka fotografuar disa prej tyre. Në një nga foto shihet mbajtja me barelë e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të ndërhyrjes ku u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.
Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
KFOR, ndërhyri për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan, pasi i paralajmëroi që të shpërndahen, por ata nuk u bindën. Protestuesit kanë gjuajtur me sende të forta dhe kokteje molotovi në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthim.
Radio Evropa e Lirë raporton gjithashtu se Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e ndërhyrjes së KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.



- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026