11.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

FOTOT/Ministrja që shpalli “non grata” Berishën mbështet shqiptarët, festë në  lokalin e 2 vëllezërve kuksianë në Londër

Priti Patel është një nga politikanet më të njohura të Partisë Konservatore në Britaninë  Madhe. Ajo është politikanja që ka qenë ministre e Brendshme, përpara Suella Braverman, e cila hyri në polemikë me shqiptarët, duke i diksriminuar për hir të atyre që udhëtojnë në mënyrë klandestine në Britani.

Patel, e cila thuajse ka të njëjtin profil me Braverman pasi vjen nga një familje ugandeze-indiane, pra familje emigrantësh, ka sfiduar kolegen e saj, në një aktivitet me shqiptarët në Londër.

Patel ka promovuar biznesin e dy vëllezërve me origjinë nga Kukësi.

“Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastik “The Green Man Little Braxted”. I uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre. 

Ju ftoj të vizitoni barin e restorantin e tyre të klasit të parë me ushqime shumë të shijshme”, shkruan deputetja konservatore që është zgjedhur në zonën e Londrës që banohet kryesisht nga emigrantë. Patel ishte ministrja në detyrë që firmosi shpalljen non grata të Sali Berishës. (TemA)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x