6.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

FOTOT: Dua Lipa “çmend” fansat, shfaqet provokuese

Dua Lipa duket si një yll rock-u në transformimin e saj të fundit për revistën “Beauty Pepaers”.

Ylli i muzikës pop habiti 88.5 milion ndjekësit e saj në Instagram përpara publikimit të albumit të saj më të ri “Radical Optimism”.

Këngëtarja e hitit “New Rules” ndërroi stilin e flokëve të kuqe duke u kthyer në një bionde të guximshme.

Lipa pozoi me prerjen e re të flokëve në stilin e viteve ’70 në kopertinën e revistës, duke veshur një korse, fund të shkurtër me volan dhe çorape transparente të kaltra.

Për të kompletuar pamjen e re, super-ylli zbardhi vetullat dhe zgjodhi të aplikojë një grim shumë të lehtë për një dukje natyrale.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x