Shenjat në fytyrën e princit Albert të Monakos gjatë takimit me Papën Leon në Vatikan të shtunën, tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Kjo ishte paraqitja e parë publike e princit Albert pas ndërhyrjes mjekësore të kryer të premten.
Në një njoftim të Pallatit të Monakos më 16 janar thuhej se: “Në kuadër të kontrollit rutinë dermatologjik, Princi Albert II iu nënshtrua një ndërhyrjeje të shkurtër të planifikuar në kafkë dhe fytyrë për trajtimin e një sëmundjeje beninje”.
Sipas këtij njoftimi, ndërhyrja kërkoi disa qepje dhe programi i aktiviteteve të princit vazhdon normalisht.
Sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Albert, Papa Leon dhe Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, diskutuan për marrëdhëniet e mira diplomatike midis Selisë së Shenjtë dhe Principatës së Monakos, si dhe për kontributin historik dhe të rëndësishëm të Kishës Katolike në jetën shoqërore të principatës.
Njoftimi nga Vatikani shtonte gjithashtu se: “U trajtuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët, si kujdesi për mjedisin, ndihma humanitare dhe mbrojtja e promovimi i dinjitetit të njeriut”.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026