19.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

FOTOLAJM/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama dhe pjesëmarrësit bëjnë foton familjare

Ashtu si dje, pjesëmarrësit në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë dhe foton familjare, siç e përcakton edhe protokolli.

Të pranishmit, presidentë e kryeministra, por dhe përfaqësues institucionesh me rëndësi, ku nuk mund të mungojë dhe i zoti i shtëpisë, Edi Rama, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre.

Samiti është në vazhdën e planit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x