Ka nisur protesta e paralajmëruar para Kryeministrisë, por pamjet e transmetuara nga ajri tregojnë një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët.
Në foton e kapur me dron duken grupe protestuesish të shpërndara përgjatë bulevardit, ndërsa pjesë të konsiderueshme të zonës përballë Kryeministrisë mbeten të pambushura. Pavarësisht thirrjeve për mobilizim masiv, tubimi i sotëm duket se ka nisur me ritme të ngadalta dhe pa fluksin e pritur të qytetarëve.
Vëzhgimi i pamjeve nga lart tregon se turma është e fragmentuar dhe larg skenarëve të protestave masive që organizatorët kanë paralajmëruar prej ditësh.
Mbetet për t’u parë nëse pjesëmarrja do të rritet në vijim.


Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rrënojat e Shtëpisë së Mitrush Kutelit - 11/10/2026
- Braçja duhet t’i bëjë PS-së dhe Ramës ato që s’ua bëjnë dot ata që e kanë për detyrë… - 11/10/2026
- Autokratët “demokratë”, Noli e dinte - 11/10/2026