Me duar të lidhura, i veshur me uniformë ushtarake. Dalin pamjet e një prej të arrestuarve në Manastirin e Banjskës, pjesë e grupit që shtiu mbi policin e Kosovës.
Policia e Kosovës ka sjellë njërin nga të arrestuarit e sotëm të atyre që sulmuan Policinë e Kosovës në stacionin e policisë në Prishtinë.
Policia në njoftimin e fundit ka konfirmuar se ka vrarë tre nga sulmuesit dhe ka arrestuar një prej tyre. Ndërkaq, janë arrestuar edhe arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Ndërkaq, një i plagosur me kombësi serbe dërgohet në Spitalin e Mitrovicës
Luljeta Zhubi, drejtoreshë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, konfirmoi për Gazetën Express pranimin e një të plagosuri me kombësi serbe në spital.
E kontaktuar nga Gazeta Express, ajo konfirmoi pranimin e tij në spital.
“Një i plagosur, i kombësisë serbe, nuk e di as është polic a civil”, tha Zhubi për Express.
E njëjta tha se aktualisht është duke shkuar në spital.
Situatën në Banjskë të Zveçanit policia e ka përshkruar si të tensionuar.
Deri më tani zyrtarisht dihet për vrasjen e tre sulmuesve, dhe disa arrestime.

