4.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

FOTO/Ja si ishte fshehur kokaina në një kuti me banane të papjekura

Report Tv sjell foto nga sasia e drogës në Portin e Durrësit. Siç mund të shihet, droga ishte futur në mes të një kutie me banane.

Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa raporton se droga është ngarkuar në Portin e Ekuador, ka ndaluar në Maltë dhe destinacion final ka qenë Shqipëria. Nisur nga ky operacion, autoritetet shqiptare kanë njoftuar homologët në Maltë për drogën e  gjetur, ku pas kontrolleve atje është gjetur edhe një sasi prej 6 tonësh droge. Ndërkohë, në Portin e Durrësit 84 kontejner e ‘BanaKing’ po i nënshtrohen kontrollit, teksa pritet të skanohet edhe kamioni, pasi ka dyshime se ka sasi të tjera.

Nga sa mësohet anija ka mbërritur dje në portin e Durrësit. Kontejneri ku është gjetur droga ka dalë në skaner i rregull, por pas informacioneve të sigurta të anti-drogës për një sasi të konsiderueshme, kanë detyruar hetuesit të nisin një kontroll fizik me qen të arkave me banane.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, teksa në vendngjarje kanë mbërritur edhe prokuror të SPAK.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x