Vlora Hyseni numri një i inteligjencës shqiptare është fotografuar pak momente më parë në Arenën Kombëtare, ku është duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Drejtoresha e SHISH ka zgjedhur të veshë për këtë ndeshje fanellën e kombëtares shqiptare.
Prezenca e saj në stadium lë të kuptohet se ajo nuk ka shkuar për ndonjë mision sekret por për të mbështetur skuadrës shqiptare.
Ndërkohë sikurse edhe evente të ngjashme në të shkuarën, njerëzit e saj të SHISH ndodhen në terren si pjesë masave të sigurisë për këtë ndeshje.
Ajo vjen nga një familje në Mitrovicë ku është rritur me ndjenjë e dashurisë ndaj vendit amë Shqipërisë.
E si e tillë do të ndjejë sonte emocionet e këtij derbi të jashtëzakonshëm ballkanik në zemër të Tiranës duke bërë tifo për djemtë Kuq e Zi.
- Manaj ‘fal’ serbët, Shqipëria barazon mes drithërimash në “derbin” e Ballkanit. VIDEO - 07/06/2025
- “Mezi shpëtuan jetët e tyre”, mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: Në Tiranë ishte terror - 07/06/2025
- Foto ekskluzive/ Drejtoresha e SHISH me mision aspak sekret në stadium për Shqipëri-Serbi - 07/06/2025