Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe. Dueli vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me tanët që pas suksesit 2-0 me Moldavinë tre ditë më parë në Tiranë, kërkojnë tri pikët e radhës.
Trajneri Sylvinho me gjasë do i qëndrojë shprehjes që “formacioni fitues nuk ndryshohet” dhe sërish në Torshavn do kemi një vendosje 4-3-2-1, e përdorshme edhe në 4-3-3.
Në portë pritet të jetë sërish Berisha, teksa mbrojtja është për Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesi i fushës do përbëhet nga Asllani dhe Ramadani, duke lënë Asanin, Bajramin dhe Seferin në mbështetje të Cikalleshit.


Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026