10.5 C
Tirana
23 / 03 / 2026

Flet kandidati i PS në Vorë: “Kemi fituar bindshëm”

Në Bashkinë Vorë janë numëruar votat e qendrës së votimit 1557/1 dhe 1557 ku Blerim Shera, kandidati i PS ka marrë 515 vota.

Kurse në qendrën e votimit 1556/1, Blerim Shera ka marrë 200 vota, ndërsa Indrit Hoxha, kandidati i Bashkë Fitojmë, vetëm 19 vota.

Mbështetësit e PS në Vorë kanë nisur festën me fishekzjarrë të bindur për fitore.

Kandidati i PS, Blerim Shera tha në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati se presin që KQZ të shprehet zyrtarisht por nga të dhënat e strukturave janë të bindur për një fitore të thellë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x