Edhe pse prej vitesh larg jetës aktive politike, ish-presidenti, Alfred Moisiu, ndjek me kujdes situatën politike në vend.
Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, ish-kreu i shtetit, tregon se veprimi i Ramës, për hapjen e turit me diasporën, në Greqi, ishte ai i duhuri. “Duhet të punojmë për të bërë shtet dhe ky shtet nuk bëhet për një javë apo për një vit, do kohën e vet”, tha Moisiu.
Moisiu bëri thirrje që t’i jepet fund korrupsionit në vend, pasi është pikërisht ky faktor, që po pengon rrugën e Shqipërisë drejt BE. “Fenomenet e korrupsionit janë të rrezikshme pasi gërryejnë shoqërinë. Është një arsye e fortë që rinia të largohet nga vendi dhe me të drejtë”, tha ai.
Ish-presidenti tregoi dhe rrugët që duhet të ndjekë politika shqiptare, në mënyrë që bashkëjetesa mes tyre të jetë e paqtë dhe në interes të qytetarëve.
Alfred Moisiu ka qenë President i Republikës së Shqipërisë nga viti 2002 deri në 2007, pas përfundimit të detyrës është marrë kryesisht me shkrimin e librave dhe aktivitete te ndryshme.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026