Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ivica Daçicit se flamuri serb një ditë do të valëvitet në Prizren, duke e cilësuar atë një pretendim të qartë territorial ndaj Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Roth u shpreh i shqetësuar ndaj pohimeve të ministrit të brendshëm serb, njëherazi zëvendës kryeministër i Serbisë. Por ai nuk la pa i kujtuar Beogradit edhe se cfarë rrezikon me të tilla deklarata.
“Serbia e gjorë! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valevitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, ka shkruar Roth, duke i kujtuar më tej Serbisë se qëndrime të tilla jo vetëm nuk e afrojnë me bllokun europian, por përkundrazi, e cojnë në drejtimin e kundërt.
“Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt Bashkimit Evropian. Nuk ka më para të BE-së për Serbinë!”, ishte mesazhi i tij. Ish ministri gjerman u është drejtuar më tej votuesve në Serbi, duke u bërë thirrje që, në prag të zgjedhjeve të 25 tetorit, të reflektojnë për drejtimin politik që po mbështesin.
Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, e kishte kritikuar këtë deklaratë të Dacicit si dhe paraqitjen publike të Milan Radoiçiçit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujevc.
Në një reagim në platformen X, Konjufca qe shprehur se këto zhvillime dëshmojnë vazhdimësinë e synimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe mungesën e llogaridhënies për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, për të cilin ai e cilësoi Radoiçiçin si organizator.
- Nga veshja, makijazhi, telefoni i fikur dhe sjellja, Ministria e Arsimit miraton rregulla të reja për nëpunësit, kusht edhe për ata që kryejnë veprimtari të jashtme - 11/10/2026
- “Flamuri serb do të valëvitet në Prizen”, ish-ministri gjerman reagon për deklaratën e Ivica Daçiç: Kjo rrugë çon drejt luftës, nuk ka më para të BE-së për Serbinë - 11/10/2026
- Po planifikonte një sulm kundër kryeministrit Tusk, arrestohet i dyshuari në Poloni - 11/10/2026