Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit në orët e vona të natës. Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar, mësohet se flakët kanë rënë rreth orës 23:30, në katin 10 -të të një pallati pranë stacionit të trenit.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat evakuuan menjëherë banorët.
Nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit, informoi sot policia e Durrësit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- E pabesueshme/ Macja shpëton pronaren nga helmimi me monoksid karboni, mjaullimat e pazakonta zbulojnë rrjedhjen e gazit në banesë - 08/11/2026
- Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia arreston katër persona, shtatë procedohen penalisht, nuk mungojnë gjobat - 08/11/2026
- Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër? - 08/11/2026