
Fjalimi i kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, është pritur pozitivisht në Kosovë! Reagimi i parë ka ardhur nga ish-presidenti Avdullah Hoti, i cili tha se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Daut Haradinaj nga AAK e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjeherë më parë.
Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas fjalimi të kryeministri Edi Rama në Këshillin e Evropës, ku shpreh falënderime, ndërsa e cilëson si “të saktë dhe të vërtetë si asnjëherë më parë.”
“E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë. E vërteta vonon por gjithmonë triumfon. Respekt Kryeministër.”, shkruan Haradinaj në Facebook.