25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Fjalimi i lamtumirës së princ Harry-it për mbretëreshën: ‘Gjyshe, të jam përjetësisht mirënjohës’

12 SHTATOR 2022

Në fjalimet e lamtumirës, nuk kishte si të mungonte kurrsesi dedikimi i princit Harry për gjyshen e ndjerë. Së fundmi, është publikuar deklarata e tij në nder të saj të mbretëreshës Elizabeth, të cilën e përshkruan si “busullën e tij orientuese”.

“Gjyshe, ndërkohë që kjo ndarje e përhershme na sjell trishtim të madh, të jam gjithmonë mirënjohës për takimet tona të hershme- që nga kujtimet e fëmijërisë, të të takoja për herë të parë si komandanten time, momentin e parë të takimit me gruan time të dashur si dhe përqafimet e ngrohta që pate me stërnipat e tu.

I çmoj këto momente të ndara me ty dhe shumë të tjera që gjenden mes tyre. Që tani na mungon shumë dhe jo vetëm ne, por gjithë botës. Dhe meqë ra fjala tek takimet e para, tani është koha të nderojmë babain tim në rolin e tij të ri të mbretit Charles III. Faleminderit për përkushtimin dhe dedikimin tënd për të na shërbyer. Faleminderit për çdo këshillë dhe për buzëqeshjen tënde ngjitëse. Ne gjithashtu buzëqeshim kur mendojmë se ti dhe gjyshi jeni bashkë tani në parajsë.”-shkruan Harry, i cili nuk harroi të uronte edhe të atin për rolin e ri, pavarësisht tensioneve që përfliten të kenë mes tyre.

/anabel

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x