Miliona fjalë janë shkruar deri më sot për protestat bulevardore të Tiranës (të mbiquajtura “Revolucioni i Flamingove”) në faqe mediash vendase e të huaja, në portale, dhe në rrjete sociale. Kështu rezultoi nga një analizë internetore që kreva me ndihmën e specialistit IT të sondazheve të mia.
Analiza e fjalëve të lidhura me temat e mësipërme na tregoi se kishte një dendësi të madhe në tri javët e para të qershorit. Por më pas, intensiteti i tyre ra ndjeshëm nga java në javë, duke përfunduar në një rrëke të mekët.
Në mënyrë analoge, edhe kurba e pjesëmarrësve në protestat bulevardore shënoi një rritje deri më 20 qershor (kur u shënua rekordi i pjesëmarrjes me rreth 25 mijë protestues), por ra më pas në mënyrë graduale nga java në javë. Dhe tani në bulevard mblidhen vetëm ca qindra qëndrestarë…
Jo rastësisht, edhe kurba e probabilitetit tërrëzimit të Ramës ka ndjekur të njëjtën trajektore në bursën ndërkombëtare të parashikimeve Polymarket. Probabiliteti i rrëzimittë Ramës brenda këtij viti ishte plot 53% më 11 qershor, dhe ka zbritur në vetëm 15% tani (shihni grafikun e mëposhtëm).

- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026