Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula von der Leyen pasi është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.
“Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s.
Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit! - 05/11/2026
- “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju”, Thaçi mesazh nga Haga: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi - 05/11/2026
- Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) - 05/11/2026