Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, u fotografua me një Rolex ylber në dorë, me vlerë 520.000 £, teksa mbërriti në stadiumin e Doha-s të hënën, përpara fitores 6-2 ndaj Iranit në Kupën e Botës.
Një gjest që shihet edhe si mesazh i koduar për FIFA-n, sepse Kane e gjen veten të përfshirë në një polemikë mbi të drejtave të njeriut në vendin pritës të Botërorit, Katar, veçanërisht ndalimin e homoseksualitetit.

Skuadrave iu tha që të mos mbanin shirita “OneLove” në mbështetje të komuniteteve LGBTQ+, megjithëse lojtarët gjermanë protestuan duke vendosur duart mbi gojë para ndeshjes së tyre kundër Japonisë, një denoncim për heshtjen që po vendos FIFA.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)