FIFA ka hapur një procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, ka njoftuar të hënën shtëpia botërore e futbollit.
Kjo procedurë ndaj federatës serbe është ngritur për shkak se dyshohet që ka bërë shkelje ne të tri neneve të kodit disiplinor të FIFA-s në ndeshjen që e luajti kundër Zvicrës.
Serbia dyshohet për sjelljen e keqe të lojtarëve dhe zyrtarëve të saj, pastaj diskriminimin dhe sigurinë në ndeshje.
Ndërkohë, FIFA nuk ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Zvicrës dhe kapitenit të ekipit zviceran Granit Xhakës.
Zvicra e eliminoi Serbinë nga Botërori, pasi e mposhti 3-2 në ndeshjen e fundit të Grupit G.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Vjen reagimi i parë i demokratëve për vdekjen e Fatos Nanos: Humbje e madhe për familjen Socialiste dhe politikën - 31/10/2025
- Shuhet ish-kryeministri Nano/ Frrok Çupi preket në studio: Si e kujtoj Fatos Nanon - 31/10/2025
- Shuhet Fatos Nano/ Reagon Presidenti Begaj: Lider liberal dhe reformator - 31/10/2025