13.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

Festat e fundvitit, fluksi në dogana/ Rritet numri i hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Rritet numri i hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës ndërkohë që hyrjet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë gjatë ditëve të fundit nuk kanë pësuar rritje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë dy ditëve të fundit nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë më shumë se 3700 shtetas, ndërkohë që kanë dalë 3576 shtetas shqiptar e të huaj.

Në kushte të tilla, pa fluks në rritje pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe në dalje. 

Nga ana tjetër gjatë dy ditëve të fundit gjithnjë sipas të njëjtave burime ka pasur një tendencë në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë nga pika kufitare e Qafë-Thanës.

Gjatë 48 orëve të fundit nga kjo pikë kanë hyrë më shumë se 4600 shtetas kryesisht shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj. Nga ana tjetër nga e njëjta pikë kufitare kanë dalë nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj 3695 shtetas.

Nga ana e autoriteteve kufitare të juglindjes së vendit, janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin në rritje gjatë ditëve në vijim.

Drejtoria Vendore e Policisë së Kufirit ka përgatitur një plan masash për shtimin e forcave policore me qëllim përballimin e fluksit që shënohet gjithnjë në prag fundviti, ndërkohë që ka pasur disa takime me policinë greke dhe atë maqedonase me qëllim shtimin e sporteleve kryesisht në fundjavë kur dhe lëvizjet janë më të mëdha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x