Pas kthimit nga Greqia, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë, më 25 prill, një takim me fermerët në Dibër. Ai shoqërohet nga ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Andis Salla.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ndërsa diskutimet fokusohen mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja për mbështetjen e këtij sektori, ku duhet të arrihet një standard i përgjithshëm prodhimi për tregun e BE-së.
Një nga fermerët në këtë takim iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka një lajm të mirë për të ndarë me të, krijimin e një Shoqërie të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) të fermerëve dibranë dhe bashkisë.
“Jemi në fazën e regjistrimit në gjykatë të kooperativës për qershitë, bashkia është bashkuar si aksionere. Kemi gjetur ambientin e përshtatshëm dhe të gjithë bashkë me hapjen e fondeve të IPARD-it do të aplikojmë si SHBB për të fituar pajisje dhe materialet e nevojshme, jo vetëm për paketimin dhe eksportin e qershisë, por edhe përpunimin e qershisë.”, tha fermeri.
- Presidenti Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i Shqiptarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre - 09/07/2026
- Shqipëria mikpritëse e Samitit të NATO-s, Minxhozi: Tirana e meriton! Ngjarje botërore për historinë tonë moderne - 08/07/2026
- “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael - 08/07/2026