Mjekët i vendosin protezë të pjesshme. Ish-lideri historik i të majtës u shtrua dje në një spital privat në Tiranë, pasi kishte pësuar frakturë. Ja si paraqitet gjendja shëndetësore
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ditën e sotme (12 Shtator) njoftohet se operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekësor të vendosjes së një proteze të pjesshme në këmbë, pas dëmtimit që kishte marrë në rrethana dhe dinamikë të panjohur.
Nano do vijojë të qëndrojë në spital për rehabilitim të plotë sipas mjekëve.
Ish-kryeministri u shtrua pasditen e djeshme (11 Shtator), në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.
Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi, pasi kishte një problem kronik respirator, që njihet edhe si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Në atë kohë gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por me kujdesin e mjekëve arriti që ta kalojë atë periudhë të vështirë për shëndetin.
Fatos Nano, 72 vjeç, ish-kryeministër i Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026