Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Partia Demokratike duhe të reflektojë për situatën e brendshme në të cilën ndodhet aktualisht.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu nënvizoi se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar.
“Partia Demokratike ka për çfarë të festojë, por ka edhe për çfarë të reflektojë. Besoj se në këtë festë që pati Partia Demokratike, reflektimi i parë është që Partia Demokratike duhet të jetë bashkë. Duhet të jetë bashkë me historinë e saj, duhet të jetë bashkë me të sotmen e saj, duhet të jetë bashkë me aktivitetin parlamentar.
Duhet të jetë bashkë edhe me të ardhmen e saj, me përfshirjen e të rinjve, të rejave shqiptarë, të kualifikuar nga e gjithë bota për t’i bërë pjesë të qeverisë dhe të politikës. Është padiskutim një moment i cili kërkon një reflektim edhe në kuadrin opozitar”, theksoi ai.